Ndërlidhjet

logo-print

Japonia dëbon ambasadorin sirian


Ministri i jashtëm japonez, Koiçiro Gemba

Ministri i jashtëm japonez, Koiçiro Gemba

Japonia i ka kërkuar ambasadorit sirian në Tokio të largohet nga vendi për shkak të shqetësimeve lidhur me dhunën kundër civilëve në këtë shtet.

Ministri i jashtëm japonez, Koiçiro Genba, njoftoi se urdhri t’i jetë transmetuar ambasadorit të Sirisë të mërkurën.

Më shumë se 100 persona u masakruan javën e kaluar duke shtyrë shtetet perëndimore që t’i dëbojnë diplomatët sirianë nga vendet e tyre si shenjë e koordinuar e protestës ndaj veprimeve të regjimit të presidentit sirian, Bashar Al Asad.

Japonia, megjithatë, thuhet se do të vazhdojë t’i mbajë raportet diplomatike me Sirinë.
XS
SM
MD
LG