Ndërlidhjet

SHBA: Romni fiton në Teksas

  • RFE /RL

Mit Romni

Mit Romni

Mit Romni ka fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Teksas. Në një deklaratë, Romni tha se është “i nderuar” nga fitorja.

Raportet e mediave thonë se ish-guvernatori i Masaçusetsit fitoi më shumë se 70 për qind të votave, pasi i duhen më pak se gjysma e 155 delegatëve në këtë vend, për të kaluar pragun e nevojshëm prej 1,144 delegatësh për nominimin.

Delegatët republikanë thonë se janë të vendosur për emrimin e Romnint zyrtarisht si kandidat në gusht, kur partia mban kuvendin e saj.

Emërimi i Romnit do të shënojë sukses për të, pasi në vitin 2008, nuk ka arritur të sigurojë nominimin republikan.

Kandidati i Partisë Republikane do të sfidojë presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.(a.k.)
XS
SM
MD
LG