Ndërlidhjet

logo-print

Policia jep detaje për vrasjen e turistes çeke


Ilustrim

Ilustrim

Policia njoftoi se është përdhunuar seksualisht dhe vrarë një turist çek në Zelandë të Re nga një person që më pas ka vrarë vetën.

Policia ka gjetur trupat e pajetë të viktimës 31 vjeçare, Dagmar Pitliçova dhe sulmuesit 43 vjeçar, Xhejson Frandi, të dielën në një pyll të largët.

Sipas inspektorit të policisë, Greg Uillijemsën, Pitliçkova po udhëtonte në Zelandë të Re që nga muaji janar, ndërsa kishte punuar së fundi në një vreshtë në qytetin e Kromvellit.

Uilljemsën tha se ajo ishte larguar nga Kromvelli pasditen e së shtunës me planin për të udhëtuar për në Timaru, ndërsa kishte hyrë në veturën e Frandit me qëllim që të arrijë në cakun e synuar.

Frandi kishte qenë më parë i burgosur për tri vite e gjysmë për shkak të përdhunimit të një gruaje.
XS
SM
MD
LG