Ndërlidhjet

Tërmeti në Itali - kërkohen të mbijetuar


Kërkimet për të mbijetuar

Kërkimet për të mbijetuar

Ekipet e shpëtimit në Italinë veriore vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, pas tërmetit që ka goditur të martën këtë rajon dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave.

Zyrtarët policorë thonë se të paktën edhe një person figuron i zhdukur.

Tërmeti prej 5.8 shkallësh të Rihterit është ndjerë në tërë pjesën veriore dhe qendrore të Italisë dhe ka shkatërruar ndërtesat edhe ashtu të dëmtuara nga tërmeti i pak ditëve më parë.

Dridhjet e fuqishme të tokës më 20 maj kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave, si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Autoritetet qeveritare thonë se numri i personave të pastrehë është rritur në 14,000 si pasojë e të dyja tërmeteve,

Më 2009, tërmeti në L’Akuilla të Italisë ka vrarë afro 300 persona.
XS
SM
MD
LG