Ndërlidhjet

Disa të vrarë nga dhuna në Afganistan


Afganistan - foto arkivi

Afganistan - foto arkivi

Raportet nga Afganistani flasin për tetë policë të vrarë, gjatë një beteje katërorëshe me militantët talibanë në verilindje të vendit.

Zëdhënësi i provincës Badakshan, Abdul Maruf Rasek, tha se talibanët kanë sulmuar post-bllokun policor në qarkun Varduj.

Sipas tij, dy talibanë kanë humbur jetën në luftime, ndërsa një zyrtar policor vazhdon të mbetet i zhdukur.

Në një tjetër indicent, tre punonjës të Qeverisë afgane janë vrarë nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës, në provincën Nangarhar.

Ndërkaq, nga shpërthimi në jug të Afganistanit ka humbur jetën edhe një ushtar i NATO-s.
XS
SM
MD
LG