Ndërlidhjet

Edhe Turqia e Japonia dëbojnë diplomatët sirianë


Ilustrim

Ilustrim

Turqia dhe Japonia kanë bërë të ditur se do të dëbojnë diplomatët sirianë, në një veprim të koordinuar me aleatët perëndimorë, për shkak të masakrës në Houla.

Tokio ka thënë se i ka kërkuar ambasadorit sirian të lërë vendin “sa më parë që të jetë e mundur”.

Ankaraja, në anën tjetër, ka urdhëruar largimin e të gjithë diplomatëve të Sirisë brenda 72 orësh.

Dy vendet u janë bashkuar Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Kanadasë dhe Australisë, të cilat vendimin e njëjtë e kanë marrë të martën.

Masakra në Houla të Sirisë ka ndodhur më 25 maj, ndërsa shumica nga 108 viktimat kanë qenë gra dhe fëmijë.

Misioni i Kombeve të Bashkuara ka bërë përgjegjës regjimin, ndërsa ky i fundit ka thënë se “terroristët” janë fajtorë për vrasjet.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna në Siri kanë shpërthyer qysh në mars të kaluar.
XS
SM
MD
LG