Ndërlidhjet

Nikolliq: Konfiskimi i targave kufizon lirinë e lëvizjes


Ilustrim

Ilustrim

I ashtuquajturi kryetar i qarkut të Anamoravës, Dragan Nikolliq, ka thënë se me ndalimin e targave të Serbisë, serbëve në jug të lumit Ibër do t’iu kufizohet edhe liria e lëvizjes.

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se nga data 1 qershor do të ndëshkojnë të gjithë shoferët që vazhdojnë të përdorin targat e vjetra të Serbisë në automjetet e tyre.

Sipas tyre, bëhet fjalë për targat e vjetra serbe që fillojnë me shkronjat KM, PR, GL, PZ, UR e ngjashëm.

Nikolliq i ka bërë thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe UNMIK-ut që të sigurojnë transportin e banorëve serbë, pasi "mbi 95 për qind e tyre shfrytëzojnë pikërisht këto targa".

Auto-targat janë pjesë e marrëveshjes për liri të lëvizjes, të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
XS
SM
MD
LG