Ndërlidhjet

Ekipet e Euro 2012-ës do të vizitojnë ish-kampin nazist


Euro 2012
Euro 2012
Një delegacion i Federatës Gjermane të Futbollit planifikon të vizitojë ish-kampin nazist të Luftës së Dytë Botërore në Poloni, pas ndeshjes ndërkombëtare ndërmjet Gjermanisë dhe Izraelit.

Gjermania do të jetë nikoqire e lojës miqësore të enjten në Lajpcih.

Delegacioni gjerman do të përfshijë presidentin e federatës, Volfgang Nirsbah, dhe trajnerin kryesor, Joakim Lov.

Ata do të shoqërohen nga ambasadori i Gjermanisë në Poloni dhe presidenti i komunitetit hebre në Mynih.

Lojtarët gjermanë do ta bëjnë këtë udhëtim bashkë me kapitenin Filip Lam.

Ekipet kombëtare të Anglisë dhe Italisë planifikojnë po ashtu të vizitojnë ish-kampin Ausçvic-Birkenau, gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit në Poloni dhe Ukrainë, që fillon më 8 qershor.
XS
SM
MD
LG