Ndërlidhjet

Djemtë e Mubarakut përballen me gjyq të ri


Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.
Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.
Dy djemtë e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, do të përballen me gjyq të ri, për shkak të dyshimeve për mashtrime në aksionet e tregjeve.

Gamal dhe Ala Mubarak, së bashku me babanë e tyre, tashmë po gjykohen nën akuza të tjera për korrupsion gjatë regjimit 30-vjeçar të Mubarakut.

Ish-presidenti egjiptian, i cili është përmbysur në kryengritjen popullore të vitit të kaluar, akuzohet edhe për përfshirje në vdekjen e rreth 900 protestuesve gjatë protestave më 2011.

Gamal dhe Ala janë arrestuar së bashku me babanë e tyre në prill të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG