Ndërlidhjet

Merkel uron Nikolliqin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar sot Tomisllav Nikolliqin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Serbisë.

“Shpresoj se do të veproni fuqishëm për të vazhduar integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Gjermania do të jetë partner i besueshëm i juaji në zbatimin e reformave të nevojshme”, thuhet në telegramin e zonjës Merkel.

Gjermania ka qenë njëri nga zërat më të fuqishëm që i ka bërë thirrje presidentit të deritashëm të Serbisë, Boris Tadiq, të zhbëjë institucionet serbe në veri të Kosovës.

Nikolliq ka mundur Tadiqin në balotazhin e 20 majit.
XS
SM
MD
LG