Ndërlidhjet

logo-print

OKB e shqetësuar për të drejtat civile në Irak


Logo e OKB-së

Logo e OKB-së

Kombet e Bashkuara thonë se Iraku ka ende probleme serioze në aspektin e të drejtave të njeriut.

Raporti i publikuar të mërkurën shpreh shqetësimin për numrin e lartë të viktimave civile, arrestimet arbitrare, kushtet e këqija në vendet e paraburgimit, dhunën ndaj grave, varfërinë dhe papunësinë e lartë.

“Nuk ka demokraci pa respektimin e të drejtave të njeriut”, vlerëson raporti, duke iu referuar Irakut, i cili vazhdon tranzicionin pas viteve nën diktaturë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë 35 rekomandime për të forcuar të drejtat e njeriut në këtë vend, përfshirë inspektimin e pavarur të burgjeve dhe frenimin e të ashtuquajturave “krime të nderit” kundër vajzave dhe grave.
XS
SM
MD
LG