Ndërlidhjet

Timoshenko thirret të dëshmojë për një vrasje të vitit ‘96


Julia Timoshenko në kohën kur ka qenë kryeministre e Ukrainës.
Julia Timoshenko në kohën kur ka qenë kryeministre e Ukrainës.
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka njoftuar se ish-kryeministrja e këtij vendi, Julia Timoshenko, do të thirret të dëshmojë në hetimin e vrasjes së ligjvënësit Jevhen Shherban, më 1996.

Prokurori Viktor Pshonka ka refuzuar të thotë arsyet përse do të merret në pyetje Timoshenko, e cila në vitin 1996 ka kryesuar Sistemet e Bashkuara Energjetike të Ukrainës.

Njoftimi është bërë në ditën kur rreth 100 aktivistë të opozitës janë tubuar në Kiev për të shënuar ditën e 300-të të burgosjes së Timoshenkos dhe për të bërë thirrje edhe për lirimin e saj.

Timoshenko është arrestuar në gusht të vitit të kaluar, ndërsa në tetor është dënuar me shtatë vjet heqje lirie për shkak të, siç është thënë, abuzimeve me detyrën zyrtare.

Mbështetësit e saj thonë se rasti është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG