Ndërlidhjet

INDEP: Mediat në Kosovë me probleme


Prishtinë, 30 maj 2012.
Prishtinë, 30 maj 2012.
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka prezantuar të mërkurën studimin "Gjendja e Mediave në Kosovë".

I realizuar në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), ky studim ka analizuar problemet e vazhdueshme të sektorit të mediave, me fokus të veçantë në raportet ndërkombëtare për mediat në Kosovë.

Siç bën të ditur komunikata e këtij instituti, ndër problemet kryesore spikatet çështja e ligjeve që rregullojnë fushën e mediave, veçanërisht mungesa e qasjes së gazetarëve në dokumente publike.

Njëkohësisht, analiza e INDEP-it thekson se gazetarët dhe redaktorët vazhdojnë të jenë subjekte të dhunës dhe kërcënimeve.

Sidoqoftë, në raport thuhet se duke pasur parasysh sfidat e shumta, me të cilat ballafaqohen mediat, disa shtëpi mediale vazhdojnë të bëjnë punë të mirë.

"...megjithatë, gazetarëve akoma u ofrohen mundësi të limituara për avancim profesional si dhe shumë shtëpi mediale në vend nuk janë të vetëqëndrueshme", vlerëson raporti.
XS
SM
MD
LG