Ndërlidhjet

Në Zubin Potok sulmohet automjeti i EULEX-it


Ilustrim
Ilustrim
Një automjet zyrtar i EULEX-it është sulmuar sot me gurë, mjete të forta dhe gjësende të tjera, në qendër të Zubin Potokut.

Rasti i sulmit dhe i dëmtimit të veturës është regjistruar rreth orës 11:20, njofton Policia e Kosovës.

Sipas saj, deri më tani, nuk është raportuar për identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar për këtë akt kriminal.

Njëherësh, nuk ka raporte as për lëndime të zyrtarëve të misionit evropian.
XS
SM
MD
LG