Ndërlidhjet

Mjeku i Bin Ladenit “kishte lidhje me militantët”


Shakil Afridi

Shakil Afridi

Gjykata pakistaneze ka thënë se mjeku që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të gjejnë Osama Bin Ladenin, është burgosur për shkak se ka ndihmuar militantët islamikë dhe jo për shkak të lidhjeve me CIA-n.

Javën e kaluar, gjykata në rajonin fisnor të Khyberit ka shpallur fajtor për “tradhti” doktor Shakil Afridin dhe e ka dënuar atë me 33 vjet burgim.

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë më pas se Afridi është burgosur për shkak se ka ndihmuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës për të gjetur kryeterroristin e Al Kaidës, i cili është vrarë nga komandot e Shtetetve të Bashkuara, më 2 maj, 2011, në Pakistan.

Megjithatë, dokumentet e gjykatës, të bëra publike të mërkurën, sugjerojnë se "Afridi ka pasur lidhje me grupin e ndaluar militant, Lashka e-Islam".

Rasti i Afridit ka komplikuar edhe më tej marrëdhëniet e tendosura ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

Ligjvënësit amerikanë kanë kërcënuar se do të reduktojnë ndihmat për Islamabadin.
XS
SM
MD
LG