Ndërlidhjet

Drevs dhe Dikoviq flasin për situatën e sigurisë në Kosovë


Mitrovicë
Mitrovicë
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, dhe komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, kanë thënë sot në Beograd se situata e sigurisë në Kosovë është e ndjeshme, por stabile.

“Gjeneralët Dikoviq dhe Drevs kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e Ushtrisë Serbe me KFOR-in”, ka thënë Ministria serbe e Mbrojtjes.

Bisedimet janë zhvilluar në kuadër të takimit të komisioneve të përbashkëta për zbatimin e Marrëveshjes Teknike-Ushtarake.

Takimet e komisionit të komandës së KFOR-it dhe të përfaqësuesve të forcave serbe të sigurisë mbahen rregullisht nga viti 1999.
XS
SM
MD
LG