Ndërlidhjet

logo-print

Tusk: Fjalët e Obamës kanë goditur polakët


Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Varshavë, 30 maj 2012.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Varshavë, 30 maj 2012.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Barak Obama, i cili i është referuar ish-kampit nazist në Poloni si “kampi polak i vdekjes”.

“Fjalët e djeshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara, zotit Barak Obama, për kampet polake të vdekjes, kanë goditur të gjithë polakët. Ne gjithmonë reagojmë në të njëjtën mënyrë kur injoranca, mungesa e njohurisë apo vullneti i keq çon në keqinterpretim të historisë. Kjo është veçanërisht lënduese për ne në Poloni – vendin që ka vuajtur si askush tjetër në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë Tusk para gazetarëve në Varshavë.

Obama i ka bërë ato komente duke i ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë luftëtarit polak të rezistencës, Jan Karski.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare në administratën e Obamës, Tomi Vitor, ka thënë se presidenti është “shprehur gabimisht”.

Varashava kritikon në vazhdimësi mediat globale kur i referohen ish-kampit nazist si “polak”. Ajo thotë se termi, edhe nëse përdoret vetëm si tregues gjeografik, e paraqet Poloninë si përgjegjëse të gjenocidit të Gjermanisë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosllav Sikorski, ka shkruar në Twitter-in e tij se “Shtëpia e Bardhë duhet të kërkojë ndjesë për gabimin e panevojshëm”.
XS
SM
MD
LG