Ndërlidhjet

Një në shtatë persona vuan nga mosushqyeshmëria


Ndërtesa e OKB-së në Nju Jork
Ndërtesa e OKB-së në Nju Jork
Agjencia për Ushqim e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin, sipas të cilit, një në shtatë persona vuan nga mosushqyeshmëria.

Raporti i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë u bën thirrje qeverive të investojnë në infrastrukturë dhe të mbrojnë të drejtën e të varfërve në burimet ushqimore.

Ai po ashtu thotë se tre e katërta e të varfërve në botë jeton në zonat rurale.

Raporti thekson se qasja në resurset natyrore, përfshirë tokën, ujin dhe pyjet, është esenciale për 2.5 miliardë njerëz që prodhojnë ushqim për konsumin dhe të ardhurat e tyre.

Raporti është publikuar në prag të samitit për zhvillim të qëndrueshëm, që do të mbahet në Rio de Zhaneiro nga 20 deri më 22 qershor.
XS
SM
MD
LG