Ndërlidhjet

Këshilli për të Drejta i OKB-së diskuton Sirinë


Masakra në Houla

Masakra në Houla

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së do të mbajë një seancë të posaçme të premten, në lidhje me masakrën e 108 personave në Houla të Sirisë.

Zëdhënësi i këtij organi, Rolando Gomez, tha se seanca është thirrur në bazë të kërkesës së 21 vendeve anëtare, nga 47 gjithsej.

Këshilli me seli në Gjenevë është takuar tre herë në lidhje me Sirinë vitin e kaluar.

Masakra në Houla ka shtyrë disa vende perëndimore të dëbojnë diplomatët sirianë, në shenjë proteste për vrasjen e civilëve, shumica nga ta gra dhe fëmijë.

Megjithatë, Rusia ka thënë se “kundërshton kategorikisht” çdo ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë.

Kjo e fundit është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG