Ndërlidhjet

logo-print
Kinë e cila ka lidhje të forta ushtarake dhe ekonomike me Pakistanin i ka dalë në mbështetje Islamabadit pas tensioneve të krijuara midis Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara, mbi kontributin e Pakistanit në luftën kundër ekstremistëve.

Në një vizitë të mërkurën në kryeqytetin e Pakistanit, ministri i jashtëm kinez Jang Jieçi tha se komuniteti ndërkombëtar, duhet ta njohë kontributin e Pakistanit kundër terrorizmit.

Ai i bëri thirrje Uashingtonit për të forcuar marrëdhëniet me pakistanezët.

Marrëdhëniet SHBA-Pakistan u përkeqësuan pasi që kohëve të fundit një doktor pakistanez u dënua me 33 vjet burg, nën dyshimet se kishte ndihmuar SHBA-të në gjetjen e vend-ndodhjes së liderit të Al-Kaidës, Osama Bin Laden, i cili u vra një vit më parë në Pakistan nga forcat speciale amerikane.

SHBA, e ka konsideruar dënimin me burg si “të padrejtë dhe të pajustifikuar”.
XS
SM
MD
LG