Ndërlidhjet

logo-print

Indonezi: Është gjetur kutia e dytë e zezë e aeroplanit rus


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria e Indonezisë ka gjetur kutinë e dytë të zezë të aeroplanit Sukhov i prodhimit rus i cili është rrëzuar në fillim të këtij muaji.

Kutia është gjetur të mërkurën.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të mësuar pse Sukhov me 45 persona në bord u rrëzua. Kuti e parë e zezë është gjetur më 16 maj.

Piloti i aeroplanit kishte kërkuar që të ulej pak para se aeroplani të zhdukej krejtësisht nga radarët në një terren malor. Të 45 njerëzit në aeroplan e kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG