Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 31 majin në vite...


Pamje nga Zimbabve
Pamje nga Zimbabve
1979 - Zimbabve shpall pavarësinë e saj.

1819 - Poeti Ualt Uitman u lind në Uest Hill, Nju Jork.

1859 - Kulla e sahatit Big Ben në Londër, filloi të punonte.

1913 - Amendamenti i 17 i Kushtetutës së Amerikës, i cili siguron zgjedhjen popullore të senatorëve amerikanë, hyri në fuqi.

1916 - Flotat britanike dhe gjermane luftuan betejën e Jutland, jashtë Danimarkës, gjatë Luftës së Parë Botërore.

1941 - Britanikët dhe irakianët bënë armëpushim.

1961 - Afrika e Jugut u bë Republikë e pavarur.

1962 - Gestapo zyrtar Adolf Eishman u var në Izrael për rolin e tij në Holokaust.

1969 - Xhon Lenon dhe Joko Ono incizojnë këngën "Give Peace a Chance".

1991 - Udhëheqësit e dy fraksioneve ndërluftuese të Angolës, nënshkruan një traktat paqeje,duke i dhënë fund një lufte civile 16-vjeçare.(g.k.)
XS
SM
MD
LG