Ndërlidhjet

OBSH akuzon ashpër industritë e duhanit


Logo e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Logo e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Organizata Botërore e Shëndetësisë, po shënon sot Ditën Kundër Duhanit, duke bërë thirrje për zbatim masash që do të ndalonte ndërhyrjen e industrive të duhanit në përpjekjet anti-duhan.

Këtë vit fushata e OBSH-së përqëndrohet në “nevojën për të ekspozuar dhe luftuar përpjekjet gjithnjë e më agresive dhe të paturpshme të industrive të duhanit për të zhvlerësuar përpjekjet globale për kontrollimin e duhanit”.

OBSH akuzon industritë e duhanit se po përdorin “taktika të dëmshme dhe djallëzore” për të mbajtur gjallë bizneset e tyre, që rrezikojnë jetët, duke shfrytëzuar metoda të sofistikuara për të ndikuar opinionin publik mbi duhanpirjen.

OBSH e shënon Ditën Kundër Duhanit që prej vitit 1987, për të trimëruar njerëzit gjithandej që të përmbahen nga duhanpirja të paktën një ditë në vit.
XS
SM
MD
LG