Ndërlidhjet

Ushtria e opozitës siriane i jep ultimatum Bashar al-Asadit


Ilustrim
Ilustrim
Ushtria e opozitës siriane thotë se regjimi i presidentit Bashar al-Asad, duhet të fillojë zbatimin e planit të Kombeve të Bashkuara dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara nga e premtja, ose luftëtarët e opozitës nuk do ta respektojnë më armëpushimin.

Një komandant i opozitës tha se masakra e së premtes së kaluar në Houla, ku u masakruan gra e fëmijë, tregon se nuk ka arsye më shumë "për një respektim të njëanshëm të armëpushimit, sepse Asad ka varrosur" planin gjashtëpikësh ndërkombëtar të të dërguarit të OKB-së, Kofi Anan.

Ultimatumi i ushtrisë opozitare siriane është dhënë deri të premten në mesditë, në mënyrë që të tërhiqen tanke dhe artileri nga të gjitha zonat civile dhe të zbatohet armëpushimi.

Opozita i ka bërë thirrje qeverisë së Asadit që mediave dhe grupeve humanitare t’iu lejohet qasje e lirë në të gjitha rajonet.

Po ashtu, ata kanë kërkuar lirimin e të gjithë protestuesve të burgosur, dhe fillimin e negociatave "serioze" përmes ndërmjetësuesve të OKB-së.
XS
SM
MD
LG