Ndërlidhjet

logo-print
Policia dhe ekipet mjekësore thanë se të paktën 12 persona janë vrarë dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në Bagdad.

Sulmet e së enjtes raportohet se kanë goditur një restorant, një patrullë policie dhe lokalitete tjera.

Autoritetet thanë se një sulm vdekjeprurës ka ndodhur edhe në lagjen veriore të Shualas, ku një makinë bombë ka vrarë të paktën katër njerëz dhe ka plagosur 14 të tjerë.

Shpërthimet po ashtu kanë goditur edhe në zonat Al-Amrija, Gazalijah dhe Yarmuki në perëndim të Bagdadit, si dhe në Dora në jug.

Nuk u bë e ditur menjëherë se kush qëndron pas shpërthimeve.
XS
SM
MD
LG