Ndërlidhjet

Klinton: Vrasjet në Siri forcojnë pozicionin për veprime më të ashpra


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha se pas vrasjeve të përditshme në Siri po forcohet pozicioni për veprime më të ashpra ndërkombëtare, por megjithatë, theksoi se për një ndëhyrje ushtarake duhet mbështetja ndërkombëtare, përfshirë aleaten e Sirisë, Rusinë.

Duke folur para studentëve në Kopenhagë, Klinton vërejti se OKB-ja dhe mbështetja ndërkombëtare bënë të mundur ndërhyrjen e koalicionit kundër Muamer Gadafit në Libi në vitin e kaluar, por, në rastin e Sirisë, Klinton tha se gjërat po bëhen më të vështira.

Ajo ka thënë se "çdo ditë që kalon forcon argumentin" për ndërhyrje ushtarake, edhe pse Moska nuk është bindur ende për këtë.
XS
SM
MD
LG