Ndërlidhjet

Vritet gjermani i rrëmbyer në Nigeri


Ilustrim
Ilustrim
Një zyrtar nigerian tha se një inxhinier gjerman i kidnapuar në qytetin e Kanos pesë muaj më parë është vrarë gjatë një përpjekje të dështuar shpëtimi, njofton agjencia AP.

Zyrtari i sigurisë, që kërkoi të mbetej anonim për shkak se lajmin nuk është konfimruar zyrtarisht nga autoritetet, tha se operacioni për lirimin e Edgar Friz Raupahit ka ndodhur në orët e hershme të së enjtes.

Një grup që ka lidhje me al-Kaidën në Magrebin islamik, i njohur si AQIM, i ka thënë një agjencie të lajmeve të Mauritanisë se po e mbante një qytetar gjerman, pasi që e kishte rrëmbyer në Nigeri.
XS
SM
MD
LG