Ndërlidhjet

Militantët islamik pakistanez, mohojnë lidhjet me mjekun Afridi


Ilustrim
Ilustrim
Militantët islamikë të akuzuar nga autoritetet pakistaneze se kanë lidhje me mjekun i cili ndihmoi SHBA-të, për vend-ndodhjen e Osama bin Ladenit, thonë se ata nuk kanë asgjë të bëjnë me mjekun, dhe kanë deklaruar se do ta kishin vrarë atë, po të kishin mundësinë.

Mjeku Shakel Afridi, u dënua me 33 vjet burg javën e kaluar. Dokumentet nga gjykata kanë zbuluar se mjeku është dënuar, pasi që ai kishte nisur një fushatë vaksinimi të rreme, për të ndihmuar amerikanët në gjetjen e Osama bin Ladenit.

Anëtarët e grupit islamik, kanë thanë të enjten se është absurde të mendohet ndonjë lidhje mes mjekut dhe atyre.

Forcat amerikane vranë Bin Ladenin në një sulm në qytetin pakistanez të Abotabad, më shumë se një vit më parë.
XS
SM
MD
LG