Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliqi bën betimin


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit të Serbisë.

“Betohem se të gjitha forcat e mija do t’ia përkushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën, si pjesë përbërëse të saj”, ka thënë Nikolliq.

Ai është zotuar se do të respektojë të drejtat dhe liritë civile, ashtu si edhe Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.

Nikolliq ka mundur presidentin e deritashëm të Serbisë, Boris Tadiq, në balotazhin e 20 majit.
XS
SM
MD
LG