Ndërlidhjet

Franca mbështet planin e Ananit për paqe në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Franca tha të enjten se mbështet planin e Kofi Ananit për paqe në Siri, dhe se çdo veprim përtej tij duhet të vendoset brenda kuadrit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Franca mbështet planin e të dërguarit ndërkombëtar në Siri, Kofi Anan, pa përjashtuar ndonjë mundësi tjetër për t'i dhënë fund krizës, në kuadër të Këshillit të Sigurimit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Bernard Valero.

Valero, po ashtu ka thënë se plani i Ananit “ofron një mundësi të fundit për t'i dhënë fund dhunës dhe të fillojnë një proces i tranzicionit politik”.

Deklarata erdhi pasi i dërguari amerikan në Kombet e Bashkuara paralajmëroi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mund të veprojnë vetë për t'i dhënë funddhunës në Siri.
XS
SM
MD
LG