Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq kërkon pajtim për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se do të kërkojë nga partitë politike që të pajtohen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Pas betimit në postin presidencial, Nikolliq u ka thënë gazetarëve se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdojnë menjëherë dhe se të gjitha informatat për kushtëzimet eventuale nga Brukseli, do t'i ndajë me qytetarët serbë.

"Ajo që do të ndodhë në Kosovë, nuk është në duart e vetëm një partie politike, por në duart e të gjithë qytetarëve të Serbisë. Dhe, në lidhje me këtë, çfarëdo që të vendosim ne, ata do të vendosin në referendum", ka thënë Nikolliq.

Nikolliq ka fituar zgjedhjet presidenciale në balotazhin e 20 majit, kundrejt presidentit të deritashëm të Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG