Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hans Diter Lukas.
Jahjaga, me këtë rast, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian që Kosovës edhe zyrtarisht t’i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.
Siç bën të ditur kumtesa nga Presidenca, kryetarja e shtetit ka kërkuar nga zoti Lukas që diplomacia gjermane të vazhdojë trysninë ndaj Republikës së Serbisë me qëllim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun Prishtinë-Beograd, si dhe për shpërbërjen e strukturave ilegale serbe që veprojnë në tri komunat në veri të Kosovës.
Lukas, nga ana e tij, ka rikonfirmuar mbështetjen dhe përkushtimin e Qeverisë gjermane për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.