Ndërlidhjet

logo-print

Rompuj: Ballkani Perëndimor mbetet prioritet


Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, ka thënë se sigurimi i së ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i këtij mekanizmi.

"Roli ynë jetik është stabilizimi i kontinentit evropian - para së gjithash, përmes procesit të zgjerimit", ka thënë Rompuj, në Institutin Mbretëror të Londrës për Çështje Ndërkombëtare.

Ai ka pranuar se BE-ja ka humbur një pjesë të ndikimit të saj në rendin ndërkombëtar ekonomik dhe politik, por kjo, sipas tij, nuk nënkupton domosdoshmërisht një gjë të keqe.

"Kur shikohet nga BE-ja, shihen vende të mëdha dhe të vogla, por kur shikohet nga Pekini ose Uashingtoni, shihen vetëm vende të vogla", ka thënë Rompuj, për të shtuar se "të gjithë në kontinentin evropian ndajnë sfidat e njëjta".

"Së bashku, kemi mjaft peshë dhe forcë për të kontribuar për një botë më të mirë dhe më prosperuese", ka thënë kreu i BE-së.
XS
SM
MD
LG