Ndërlidhjet

Minsk - dënohet aktivisti që "quajti" policin derr


Minsk - foto ilistruese
Minsk - foto ilistruese
Një aktivist i opozitës bjelloruse, ndonëse ka përfunduar sot dënimin prej 15 ditësh heqje lirie, do të mbetet në burg edhe për 10 ditë të tjera, për shkak të “fjalëve vulgare” në drejtim të policisë.

Ivan Amellçanka është dënuar më 17 maj për “huliganizëm” gjatë një demonstrate opozitare në Misnk.

Në incidentin që ka ndodhur në prill, Amellçanka është fotografuar pranë një oficeri të policisë, me pankartën që mbante mbishkrimin “Musorok” – një zhargon rus që përkthehet si “derr”.

Pankarta “ofenduese” kishte edhe një shigjetë që tregonte në drejtim të policit.
XS
SM
MD
LG