Ndërlidhjet

Izraeli kthen mbetjet e militantëve


Izrael

Izrael

Izraeli ka transferuar tek Autoriteti Palestinez trupat e 91 militantëve palestinezë, që thuhet të jenë vrarë në “sulmet kundër Izraelit” - disa nga të cilat kanë ndodhur edhe 40 vjet më parë.

Shtatëdhjetenëntë nga trupat janë transferuar në Bregun Perëndimor, ndërsa 12 nga ta në Rripin e Gazës.

Palestinezët pritet të mbajnë ceremoni zyrtare para rivarrosjes së tyre.

Palestinezët i konsiderojnë militantët si heronj, përderisa Izraeli thotë se ata kanë qenë terroristë.

Qeveria izraelite thotë se transferimi i mbetjeve ka qenë një “gjest human”.

Bisedimet paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve janë ndërprerë në dhjetor të 2010-ës, për shkak të mosmarrëveshjeve për ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG