Ndërlidhjet

“Dragon” kthehet nga hapësira


Space -- The SpaceX Dragon capsule nears the ISS before linksto the station's Harmony module, 25May2012

Space -- The SpaceX Dragon capsule nears the ISS before linksto the station's Harmony module, 25May2012

Kapsula pa pilot “Dragon”, që është anija e parë private që ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, është kthyer në brigjet e Kalifornisë, duke përfunduar me sukses misionin e saj.

Anija ka përfunduar fluturimin 9-ditësh, duke dërguar 544 kg furnizime në hapësirë.

Kapsula është ndërtuar nga Korporata për Teknologji Eksploruese në Hapësirë, me seli në Kaliforni.

Pas pensionimit të anijes amerikane të hapësirës, vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara varen nga anijet private, të kontraktuara nga NASA, për furnizimin e anëtarëve të ekuipazhit në stacionin e hapësirës.
XS
SM
MD
LG