Ndërlidhjet

logo-print

Putin arrin në Bjellorusi


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Vladimir Putin ka arritur në Bjellorusi, në udhëtimin e parë zyrtar jashtë vendit që nga rikthimi në postin e presidentit të Rusisë.

Në një deklaratë të Kremlinit thuhet se vizita në këtë vend tregon për “natyrën speciale” të bashkëpunimit midis Moskës dhe Kievit.

Bjellorusia autokrate dhe e izoluar ndërkombëtarusht është ende nën ndikimin e fuqishëm të Rusisë.

Nga Minsku, Putini do të udhëtojë në Berlin për bisedime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe më pas në Paris për të takuar presidentin e ri të Francës, Fransua Holland.

Putini është inauguruar më 7 maj, ndërsa në postin e presidentit ka shërbyer edhe në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG