Ndërlidhjet

FIFA vazhdon bisedimet për rastin e Kosovës


FIFA

FIFA

Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të pranohet në Federatën Ndërkombëtare të këtij sporti, ndërsa diskutimet për të lejuar ose jo Kosovën të luajë ndeshje miqësore me anëtarët e FIFA-s, do të vazhdojnë.

Ky është epilogu i takimit që kanë zhvilluar përfaqësues të Federatës së Futbollit të Serbisë me krerët e FIFA-s, në Cyrih.

Ditë më parë, komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka dhënë miratimin për Kosovën, që të luajë ndeshje miqësore me ekipet e saj kombëtare.

Një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga Federata e Futbollit të Serbisë, e cila edhe ka kërkuar bisedime për çështjen.
XS
SM
MD
LG