Ndërlidhjet

EULEX - masa ndaj 6 të dyshuarve për krim të organizuar


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgim për tre të dyshuar në një hetim të madh kundër krimit të organizuar, ndërsa tre të dyshuarve të tjerë u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

"Mentor Beqiri, Albert Beqiri dhe Halil Hasani janë paraburgosur për një muaj. Tre të dyshuarve të tjerë, Enver Tahirit, Jahë Osmanit dhe Vesat Imerit, u është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj. Masa për të gjithë të dyshuarit do të skadojë më 29 qershor, 2012", bën të ditur misioni evropian.

Siç thuhet në komunikatën e tij, të gjashtë të dyshuarit akuzohen për krim të organizuar, shmangie të tatimit, shmangie të falsifikuar të taksës doganore të importit dhe të akcizës dhe për pastrim parash.

Ata po ashtu dyshohen se kanë marrë pjesë në kontrabandë me karburante në mbarë Kosovën.
XS
SM
MD
LG