Ndërlidhjet

Mali i Zi vendos të hapë ambasadën në Kosovë


Flamuri i Malit të Zi
Flamuri i Malit të Zi
Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë ambasadën në Republikën e Kosovës.

“Me hapjen e ambasadës, do të mundësohet përparimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”, është thënë në mbledhjen e Qeverisë malazeze.

Mali i Zi ka njohur pavarësinë e shtetit kosovar në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010.

Megjithatë, nuk është bërë e qartë ende se kur do t’i shkëmbejnë ambasadorët Podgorica dhe Prishtina.
XS
SM
MD
LG