Ndërlidhjet

Paneta: Veprimet ushtarake në Siri, kanë nevojë për mbështetjen e OKB-së


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, tha se çdo veprim ushtarak në Siri do të kërkojë mbështetjen e OKB-së.

Paneta tha se “nuk mund të parashikojë”, përfshirjen ushtarake amerikane në Siri pa autorizimin e OKB-së.

Paneta i bëri këto deklarata derisa po udhëtonte për në konferencën e mbrojtjes në Singapor, ku situata në Siri do të jetë një ndër temat që do të diskutohen.

Shumë vende dhe OKB-ja dënuan masakrën në qytetin sirian Houla që ndodhi të premten e kaluar, ku u vranë më shumë se 100 persona, shumë nga ta fëmijë.

OKB tha se disa nga viktimat ishin vrarë nga granatimet, por se shumica ishin ekzekutuar.

Shefi i OKB-së Ban Ki-mon dhe Sekretari i Jashtëm britanik Villiam Hejg paralajmëruan Sirinë se incidentet e tilla mund ta zhysin Sirinë në një “luftë civile”.

Qeveria siriane ka mohuar se forcat e saj janë përgjegjëse për vrasjet në Houla.
XS
SM
MD
LG