Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 1 qershorin në vite...


Merlin Monro

Merlin Monro

1926 - Aktorja Merlin Monro u lind në Los Anxhelos.

1774 - Qeveria britanike urdhëron mbylljen e portit të Bostonit.

1792 - Kentaki u bë shteti i 15 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1868 - Xhejms Bjukenan, presidenti i 15 i Shteteve të Bashkuara, vdiq pranë Lankaster, në moshën 77 vjeçare.

1877 - Trupat amerikane u autorizuan që t’i ndjekin banditët në Meksikë.

1958 - Çarls de Gall u bë kryeministër i Francës.

1967 - Albumi i rok grupit Beatles "SgtSgt. Pepper's Lonely Hearts Club Band”, doli në shitje.

1968 - Autorja e shurdhër dhe e verbër, Helen Keller, vdiq në moshën 87 vjeçare.

1980 - Televizioni CNN, bëri debutimin e tij të parë.

2009 - Fluturimi 447 i kompanisë “Air France”, që kishte në bord 228 vetë dhe udhëtonte nga Rio de Zhaneiro për në Paris, u rrëzua në Oqeanin Atlantik, duke i lënë të vdekur të gjithë njerëzit që ishin në të.(g.k.)
XS
SM
MD
LG