Ndërlidhjet


Objekti i Institutit të Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka filluar të ndërtohet në vitin 2004. Në këtë objekt janë investuar rreth 6 milionë euro.

Edhe pse funksionalizimi i tij i pjesshëm, si kimioterapia, ka filluar kohë më parë, ai ende nuk është funksionalizuar në tërësi.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, pati premtuar se ky institut do të fillojë të funksionojë tërësisht në dhjetor të vitit 2011, por megjithatë, funksionalizimi i plotë nuk ndodhi.

Kjo si pasojë e një shkrese dërguar misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, për hetime të këtij objekti nën dyshimet se nuk i përmbush kushtet e parapara teknike.
Sipas disa zyrtarëve brenda QKUK-së, një prej iniciatorëve për hetime nga EULEX-i, ka qenë profesor Xhavit Bicaj, radio-onkolog. Ai pati dhënë shpjegimin e tij për Radion Evropa e Lirë në raportin e publikuar me datën 28 dhjetor 2011.

Është përfolur shumë që unë kam qenë një prej njerëzve që e kam iniciuar këtë çështje. Si lëndë, unë e di që ka shkuar në EULEX. Por, unë e kam ngritur zërin për shkak të parregullsive që janë bërë. Nëse EULEX-i ka ndërmarrë ndonjë veprim, unë nuk e di”, pati thënë profesor Bicaj vitin e kaluar.

EULEX-i në fakt ka kryer testimet dhe në një komunikim me shkrim me Radion Evropa e Lirë ka konfirmuar se “prokuroria nuk kundërshton hapjen e Institutit Onkologjik, pasi që pas testeve të kryera është vërtetuar se, me disa masa të vogla parandaluese, ndërtesa dhe pajisjet janë të sigurta për përdorim”.

Ndërkohë, profesor Bicaj është suspenduar nga puna, siç thotë, me pretekstin se “ka dëmtuar imazhin e Qendrës Klinike, me deklaratën e dhënë Radios Evropa e Lirë”.

Tani, zoti Bicaj tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi për pezullimin e tij, të cilin e ka marrë komisioni disiplinor, “është më shumë politik dhe hakmarrës”.

Unë jam profesor universiteti, dhe në lajmërim më shkruajnë se unë nuk mund të vizitoj asnjë klinikë Brenda QKUK-së, gjatë periudhës së suspendimit.

Nga puna, unë kam marrë lajmërim se jam suspenduar, me pagesë, me arsyetim se gjoja ka diçka rreth aparaturave dhe duhet të bëjnë hetime komisioni disiplinor. Por unë mendoj që esenca qëndron në deliktin verbal të deklaratës që e kam dhënë në Radion Evropa e Lirë, e që është marrë si pretekst nga ish sekretari permanent, ku e lëshon një vendim ku unë ndëshkohem me vërejtje me gojë nga komisioni”.

Unë jam profesor universiteti, dhe në lajmërim më shkruajnë se unë nuk mund të vizitoj asnjë klinikë Brenda QKUK-së, gjatë periudhës së suspendimit. Përmes një trusnie, ma pamundësojnë edhe dhënien e mësimit në universitet”, tha ai.

Kryetari i komisionit disiplinor në QKUK, Ferat Sallahu, i cili edhe e ka marrë vendimin për suspendimin e zotit Bicaj, nuk deshi të japë hollësi lidhur me këtë çështje.

Nuk prononcohemi në media. Pyetni drejtorin për këtë punë. Unë nuk paguhem për zëdhënës. Zëdhënësi paguhet për këtë punë”, u shpreh Sallahu.

Shpend Fazliu, zyrtar për informim në Qendrën Klinike Universitare, pohon se suspendimi ka ardhur me rekomandimin e komisionit disiplinor, drejtuar drejtorit ekzekutiv të QKUK-së , Njazi Gashit.

Komisioni disiplinor i QKUK-së i ka rekomanduar drejtorit ekzekutiv të saj suspendimin e profesor Xhavit Bicaj, deri në hetimet e mëtutjeshme të suspendimit me pagesë. Kjo ka ndodhur për shkak se komisioni ka marrë vendim, dhe për të është njoftuar doktor Bicaj. Nuk dëshiroj të jap më shumë detaje , sepse është çështje e komisionit disiplinor të japë më shumë detaje”, theksoi Fazliu.

Por zoti Bicaj, mendon se suspendimi i tij nga puna, ka të bëjë edhe me kandidimin e tij për drejtor klinike.

Klinikat Brenda QKUK-së tash e dy vjet udhëhiqen me ushtrues detyre të drejtorëve, dhe ditëve të fundit është shpallur konkursi për udhëheqës të këtyre klinikave.

E gjithë kjo mendoj se ka lidhje edhe me hakmarrje, por mendoj se një prej arsyeve kryesore është pamundësia për kandidimin tim për drejtor klinike. Unë një suspendim prej sistemit okupues e kam pritur, por prej shtetit tim, pas 35 vjet pune, kjo nuk do koment”, tha Bicaj.

Ndryshe, Instituti i Onkologjisë tash pritet të funksionalizohet në muajin qershor, pasi të jenë kryer të gjitha përgatitjet profesionale, thonë përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG