Ndërlidhjet

Tensione në Rudarë


Ilustrim
Ilustrim
Aksioni i KFOR-it për heqjen e barrikadës në Rudarë, të vendosur nga serbët lokalë, është përcjellë me tensione, përderisa zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, nuk ka konfirmuar detaje tjera rreth këtij operacioni, përderisa "të mos ketë informacione të konfirmuara nga terreni".

Që nga orët e hershme, njësi të KFOR-it kanë përdorur makinerinë e rëndë dhe eskavatorët me qëllim të heqjes së barrikadës në Rudarë.

Por, me të nisur aksionin, strukturat paralele të pushtetit kanë lëshuar alarmet me çka i kanë sinjalizuar banorët serbë që të dalin në mbrojtje të barrikadës së ngritur.

Nga ai moment, diku rreth orës 8:30 të mëngjesit, situata përshkruhet e tensionuar.

Aktualisht, nuk raportohet për pasoja që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve.

Mediat serbe kanë raportuar për tre persona të plagosur, por ky lajm nuk është konfirmuar nga KFOR-i.

Me rritjen e tensioneve, KFOR-i ka përfshirë në aksion edhe helikopterët.

Ndërkohë, përmes një komunikate me shkrim, KFOR-i vetëm konfirmon nisjen e aksionit për largimin e barrikadës në Rudarë.

“Ky aktivitet ka për qëllim përmirësimin e lirisë së lëvizjes dhe nuk ka të bëjë vetëm me KFOR-in, por me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG