Ndërlidhjet

Gjenevë: Këshilli për të Drejta i OKB-së diskuton gjendjen në Siri


Logo e Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së,

Logo e Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së,

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, po takohet në Gjenevë sot për të diskutuar situatën e përkeqësuar në Siri, pas masakrën së 108 civilëve në fshatin Houla.

Seanca është thirrur në bazë të kërkesës së 21 vendeve anëtare, nga 47 gjithsej.

Masakra e 25 majit në Houla është dënuar nga shumë vende perëndimore, gjë që ka shtyrë disa shtete perëndimore të dëbojnë diplomatët sirianë, në shenjë proteste për vrasjen e civilëve, shumica nga ta gra dhe fëmijë.

Këshilli me seli në Gjenevë është takuar tre herë në lidhje me Sirinë vitin e kaluar.

Megjithatë, Rusia ka thënë se “kundërshton kategorikisht” çdo ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë.
XS
SM
MD
LG