Ndërlidhjet

logo-print

Youface - një facebook i klonuar

  • RFE /RL

Youface

Youface

Derisa web faqet e klonuara nuk janë një gjë e re në Uzbekistan, tentimi i fundit për të krijuar një rrjet social në këtë vend, ua kalon të gjitha klonimeve të mëhershme.

Ngjashmëria e Youface.uz me Facebook-un nuk ndalet vetëm te faqja mirëseardhëse, por vazhdon edhe në brendësi.

Themeluesi i kësaj faqeje, që e dha emrin e tij si Ajub Abdullah, gjatë një bisede në internet me Radion Evropa e Lirë të Uzbekistanit, pranon se në “shikim të parë” faqja e tij mund të duket si rrjeti më i madh social në botë, por thotë se është bërë për të bërë më të lehtë ardhjen e njerëzve. Ai shton se kur kjo faqe do të mbledh më shumë anëtarë, “do t’i ndryshohet pamja”.

I lëshuar më 21 maj, Youface ka vetëm 300 anëtarë. Por, Abdullah, që thotë se është 22 vjeçar dhe nuk donte të jepte intervistë, ka shpresa të mëdha për web faqen e tij.

Ai thotë se qëllimi i Youface është “ta zhvillojë sensin patriotik te rinia”. Ai, po ashtu thotë se rrjeti ka për qëllim promovimin e internetit në mesin e të rinjve uzbekë, dhe në “lehtësimin e gjetjes së materialeve dhe informatave në internet”.

Sidoqoftë, kur REL e Uzbekistanit tentoi të postojë materiale nga web faqja e saj, ato u fshinë me shpejtësi.

Derisa Uzbekistani i bllokon web faqet e shumë mediave të pavarura të huaja, (REL e Uzbekistanit ndër to), shumicës së rrjeteve sociale u lejohet publikimi i tyre, me përjashtim të blog platformës ruse LiveJournal dhe Wikipedias.

Por, pas rolit që media sociale pati në Pranverën Arabe, si dhe në organizimin e protestave opozitare në Bjellorusi dhe Rusi, “media sociale” është bërë si një fjalë e ndyrë në mediat shtetërore në Uzbekistan.

Nuk është shumë çudi, nëse vjen dita kur rrjetet e huaja sociale do të bllokohet dhe faqet lokale mund të jenë opsioni i vetëm për përdoruesit e internetit në Uzbekistan, numri i të cilëve është rritur në vitet e fundit, për pothuajse 8 milionë, nga një popullsi prej 28 milionësh.

Është e mundshme që Abdullahu i Youface-it të kalojë nëpër shumë vështirësi, për të promovuar rrjetin e tij social si "të pastër" përveç se "patriotik".

Kjo situatë me internet ende nuk është si në Kinë apo Iran, por nuk është për t’u çuditur nëse në një të ardhme të afërt, përdoruesit e internetit në Uzbekistan, do të jenë edhe më të kufizuar në kërkimet e tyre në internet. (g.k.)
XS
SM
MD
LG