Ndërlidhjet

LDK dënon sulmin kundër paqeruajtësve të KFOR-it


Kosovo - Logo of Democratic League of Kosovo (LDK), undated
Kosovo - Logo of Democratic League of Kosovo (LDK), undated
Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër "sulmin e sotëm të armatosur të bandave kriminale serbe, të drejtuar kundër ushtarëve të KFOR-it, në Zveçan".

Në një reagimin e kësaj partie, thuhet se "Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet fuqishëm aksionin e ushtarëve amerikanë të KFOR-it për të larguar barrikadat dhe për të hapur rrugët në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës".

"Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh si jetike vendosjen e rendit dhe të ligjit në komunat veriore të vendit, për t’ua mundësuar institucioneve punën, ndërsa qytetarëve një jetë të qetë dhe normale", thuhet në komunikatën e LDK-së.
XS
SM
MD
LG