Ndërlidhjet

Këshilli Kombëtar serb i Sigurisë diskuton gjendjen në Kosovë


Parlamenti serb
Parlamenti serb
Këshilli Kombëtar serb i Sigurisë ka konstatuar gjatë ditës së sotme, në një seancë të jashtëzakonshme, se “siguria e qytetarëve në Kosovë është seriozisht e kërcënuar”.

Ky Këshill ka ftuar misionet ndërkombëtare, UNMIK-un, KFOR-in dhe EULEX-in, që në kuadër të mandateve që kanë, të parandalojnë veprimet e “autoriteteve të përkohshme në Prishtinë, për të nxitur jostabilitet dhe frikë te komuniteti serb dhe të përmbahen nga përdorimi i forcës kundër qytetarëve të pambrojtur”, thuhet në deklaratën e këtij Këshilli.


Mbledhjen e sotme të Këshillit e ka kryesuar presidenti serb, Tomisllav Nikolliq.
XS
SM
MD
LG