Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës vlerëson lart angazhimin e KFOR-it


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i përcjellur "nga afër dhe me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës".

Duke vlerësuar lart angazhimin e forcave të KFOR-it për heqjen e barrikadave në fshatin Rudarë, për të mundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës, qeveria e Kosovës nënvizon se "largimi i barrikadave dhe hapja e rrugëve për të siguruar lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në gjithë pjesën veriore të Kosovës është në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të sigurisë së plotë për qytetarët".


Në një reagim me shkrim, Qeveria e Republikës së Kosovës "iu bën ftesë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit që të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe t’i ndihmojnë forcat paqëruajtëse në përmbushjen e mandatit të tyre për të krijuar një mjedis të sigurtë për të gjithë".
XS
SM
MD
LG