Ndërlidhjet

logo-print

KFOR-i largon "me sukses" një barrikadë pranë Rudarës


Zveçan, 1 qershor 2012

Zveçan, 1 qershor 2012

KFOR-i ka kryer me sukses largimin e një barrikade në rrethinë të Rudarës në veri të Mitrovicës, ndërsa konfirmon edhe një herë “plagosjen e 2 ushtarëve gjatë operacionit të largimit të barrikadës nga sulmi i dhunshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it”.

Të dy ushtrët janë plagosur nga të shtënat e armëve, thuhet në njoftimin e fundit të KFOR-it.

Njëri nga ushtarët e plagosur është evakuar për në spitalin ushtarak në Bondsteel dhe më vonë është lëshuar nga spitali.

Duke e dënuar fuqishëm këtë akt të dhunës, paqeruajtësit kanë bërë të ditur se “veprimet e KFOR-it janë gjithmonë të udhëhequra nga parimi i përdorimit të forcës sa më të vogël që ëshë e mundur; KFOR-i është përgjigjur në vetëmbrojtje sipas rrethanave, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome”.

"KFOR-i nuk lejon që situata të përshkallëzohet më tej dhe është ende i gatshëm për të përdorur nivelin proporcional të forcës minimale për të mbajtur një “ambient të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG